E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama-Basha përplasje për Byronë e Hetimit

Pas deklaratës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama risjell në vëmendje kërkesat e përsëritura të kundërshtarit politik për domosdoshmërinë e miratimit të ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit. “Dikush duhet t’ia freskojë kujtesën publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje për byronë e hetimit! Gënjeshtarë si këta s’ben me dot nena jo!”, shkruan kreu i qeverisë.
Pak minuta më pas ka reaguar kreu i PD-së Basha. Ai këmbëngul se PD do votojë projektligjin, sipas variantit të propozuar nga Komisioni i Venecias. “Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byronë e Hetimit! Por harroje se opozita punon për sarajet e Surrelit”, shkruan Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë