E hënë, 14 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e PDK-së, votohet një kandidate e Listës Serbe

Ilustrim · Vizion Plus

Pavarësisht mungesës së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sot procesin e konstituimit, pas zgjedhjes së kandidatëve të tjerë për drejtimin e tij.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i asnjë subjekti politik”, duke bërë të ditur se procesi do të vijonte me kandidaturat e propozuara nga LDK-ja.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota pro.

Pas tetë tentativave të pasuksesshme për zgjedhjen e përfaqësuesit të Listës Serbe, Kuvendi arriti të zgjedhë edhe deputeten serbe Tanja Vujoviq, e cila mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të disa deputetëve të LDK-së.

Nga komunitetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

“Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, deklaroi Haxhiu para mbylljes së seancës.

Ndërkohë, PDK-ja kishte njoftuar më herët se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës.

Partia bëri të ditur se ekspertët e saj janë duke përgatitur lëndën që do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e procesit të konstituimit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.