E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasje e fortë në QUO VADIS / Grimci: Pres të mos goditet më makina e prokurorëve! Muharremi: Turp t’ju vijë, ju e quajtët organizatë kriminale

Studioja e Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, është kthyer në një arenë të fortë debati mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, ku “molla e sherrit” është bërë SPAK.

Kryetarja e PD Dega 9, Eda Grimci, tha se pret nga prokurori i ri i SPAK, Klodian Braho, që të mos lërë më dosje përgjysmë.

Sipas saj, nuk duhen goditur më makinat e prokurorëve, siç ndodhi me makinën e Ols Datos, gjatë gjykimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i këshilltarit të PS në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, i cili e quajti gënjeshtër.

Reklamë

Ai tha se ishte i pranishëm atë ditë para SPAK dhe asnjë makinë prokurori nuk është goditur.

Pjesë nga biseda:

Grimci: Unë zotit Braho i uroj suksese.

Muharremi: Vetëm PD nuk e ka uruar.

Grimci: Unë jam Eda Grimci, njihem për qëndrime që i kam personale, të drejtëpërdrejta. I uroj suksese. Çfarë pres unë si qytetare, avokate dhe përfaqësuese politike? Pres që emërimi i tij nuk është vazhdimësi e gjysmëpunës së zotit Dumani. Unë e pres dhe shpresoj.

Muharremi: Prisni 21 janarin.

Grimci: Ne nuk kemi vrarë ndonjë në protesta. Ajo që pashë sot ishte fasadë proceduriale. Unë pashë një farë në pyetje nga ana e KLP.

Muharremi: KLP është institucioni më dramatik këtu.

Grimci: Nuk pres më dosje të copëtuara, jo hetim me regji, jo më deklarata boshe. Jo më të lejohet nga një drejtues prokurorie të godasë makinën.

Muharremi: Turp t’ju vijë, nuk ka ndodhur.

Grimci: I janë thyer makinës së Ols Datos dhe e kanë goditur.

Muharremi: Në një mendje ndërkombëtare të bëhet një deklaratë e tillë! Ju e keni quajtur organizatë kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë