E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedonia e Veriut voton të dielën! Garë e fortë në zgjedhjet lokale mes dy blloqeve shqiptare

Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, Maqedonia e Veriut po përgatitet të votojë sërish këtë të shtunë, më 19 tetor, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 80 komunat e vendit dhe në kryeqytetin Shkup.

Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Sipas sondazheve, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë kryesisht i parashikueshëm, ndërsa votimi në komunat shqiptare shihet si vendimtar për ekuilibrin politik në vend.

Sipas sondazhit të fundit të IPIS ajo që kryeson është VMRO-DPMNE me 26.7%, më pas  vjen LSDM me 11.1% , forcë e tretë është BDI DHE Aleanca Kombëtare për Integrim: 9.9% dhe  ne fund fundit  Koalicioni VLEN me 7.5%.

Reklamë

Ndërkohë, LSDM po përballet me një krizë të brendshme pas humbjes së thellë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë ndikimin në disa komuna .

Në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara është veçanërisht e ashpër mes dy blloqeve. BDI-së dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI)
dhe  VLEN-it, që është aktualisht partner në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE.

BDI, që humbi pushtetin pas më shumë se 20 vitesh qeverisjeje, kërkon te rifitojë terrenin politik dhe legjitimitetin si përfaqësuesi kryesor i shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë