E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:00 Në vijim ora 04:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

98 vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë të majtë e të djathtë

98 vjetori i Luftes se Vlores eshte perkujtuar këtë të hënë ne Varrezat  e Deshmoreve te Vlores ndersa per here te pare ka bere bashke te majte dhe te djathte .

 

Takimi  I  organizuar nga prefektura e Vlores dhe shoqata  atdhetare “Armeni “ eshte zhvilluar  edhe pse ne kushte jot e favorshme  atmosferike shoqeruar me reshje te shumta shiu .

 

Reklamë

Te pranishem ishin autoritete te institucioneve  te Vlores ,familjare te te reneve ne Luften historike ,perfaqesues te partive politike si dhe prefektet e Gjirokastres dhe Beratit .

 

Nen tingujt frymore te bandes se qytetit  autoritet kane kryer homazhet ne nderim te deshmoreve te kesaj lufte teksa kane vendosur kurora me lule  ne Lapidarin e heronjve .

 

Ceremonia eshte  drejtuar  nga prefekti I qarkut  Flamur Mamaj.

 

Lule dhe kurora ne varret e deshmoreve te kesaj lufte historike ne te cilen rane deshmore gjate 2 mujve te zhvillimit te saj 400  luftetare  si Selam Musai, Zigur Lelo, Dule Dajlani dhe shume te tjere te perjetesuar tashme ne kenget tona popullore.

Nje muze kombetar per kete ngjarje,ngritja e nje komisioni per organizimin e 100 vjetorit te Luftes se Vlores si dhe kthimin e dates 3 Shtator ne feste zyrtare ,kerkesat drejtuar qeverise shqiptare si nje mesazh ne kete 98 vjetor .

Vazhdo të lexosh

Reklamë