Subscribe

Që nga 15 tetori e deri më 1 nëntor, Policia ka gjobitur afro 9500 qytetarë pasi janë kapur në rrugë pa maskë, duke thyer aktin normativ të qeverisë për mbrojtjen kundër COVID-19.

 

Gjobat janë vendosur në masën 3 mijë lekë. Thënë ndryshe, në vetëm dy javë janë faturuar rreth 28.5 milionë lekë nga këto gjoba.

 

Paratë do të merren nga qytetarët përmes faturës së energjisë elektrike, ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët nga instancat shtetërore.

 

Burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë se grupmosha më e gjobitur për mos mbajtjen e maskës është nga 20 deri në 40 vjeç. Brenda kësaj fashe, më të rinjtë kanë numrin më të lartë të ndëshkimeve.

Nga ana tjetër, moshat nga 40 deri në 60 vjeç zënë një përqindje të vogël të gjobave.

 

Përsa i përket gjobave për lokalet në zonën e ish-Bllokut, të cilat nuk kanë respektuar orarin për mbylljen pas orës 22:00, deri më tani janë 7 të tilla të ndëshkuara me nga 1 milionë lekë secila.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *