Subscribe

Shkon në 95 numri i viktimava në Shqipëri nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi këtë të hënë se në 24 orët e fundit kanë humbur edhe dy pacientë të tjerë në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një 70 vjecar nga Tirana dhe një pacient 66 vjec nga Shkodra. Sipas Ministrisë, të dy viktimat kishin semundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Shumica e viktimave në rang qarqesh (49) i takon Tiranës ndërsa Shkodra me 16 e Durrësi me 15 viktima vijnë më pas.

Kjo e hënë shënoi numrin rekord te rasteve të reja në Shqiperi 117 ndërsa 2 persona humbën jetën.

Në spital janë 85 pacientë, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar, në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *