E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

94 vjeç dhe prej një jete pi 4 pije alkoolike në ditë

Ilustrim · Vizion Plus

Si të gjitha gjyshet e tjera, edhe mbertëresha Elizabeth ka ritualet e saj që i respekton me përpikmëri. Ka shumë ushqime që refuzon t’i hajë, ndjek regjimin e saj dhe kur udhëton porosit gjithmonë shefin të ketë me vete tortën e saj të preferuar me çokollatë.

Sipas gazetës ‘The Independent’, mbertëresha 94-vjeçare pi 4 pije alkoolike gjatë ditës dhe i menaxhon ato në harkun kohor prej 16 orësh (8 orë fle) pa u dehidratuar.

Në mëngjes, shefi i saj i përgatit një xhin me Dubonnet, një verë e aromatizuar, me shumë akull dhe një fetë limon.

Në drekë pi gjithmonë një gotë vere. Ajo i bën mirë gjakut (blu).

Për darkë pi një Martini për t’u çlodhur pas një dite intensive dhe para gjumit pi gjithmonë një gllëjkë shampanjë.

Duket se ritualet e saj e mbajnë në formë. Të jetë alkooli sekreti i kthjelltësisë së saj?

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh