E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

9 turistë nga Kosova helmohen në një hotel në Shëngjin/ Ndreu: Lezha ka standart të lartë në ushqim, po e bëni qimen tra

9 turistë nga Kosova, të cilët kanë qenë me pushime në Shëngjin janë helmuar.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në një hotel dhe sipas mediave kosovare, shkak është bërë dezfiektimi me një material kimik.

 

Reklamë

Një reagim e ka patur edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu i cili bëri të ditur se ishin 9 persona të shtruar të spitalin e Lezhës e jo 50 siç ishte raportuar më herët.

 

Ai sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë banuar ata turistë kosovarë, derisa shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës.

 

Ndërkaq kryetari Ndreu sqaroi për mediat e Kosovës se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet e gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokolli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.

 

“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu. Më tej, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon. Në fund ai tha se mediat e bëjnë qimen tra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë