E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

9 të vdekur nga përmbytjet, New York-u shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në New York, pas reshjeve rekord të shiut.

 

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po duronte një ngjarje historike të motit” me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.

 

Reklamë

“Ju lutemi qëndroni jashtë rrugëve sonte dhe lërini reaguesit tanë të parë dhe shërbimet e urgjencës të bëjnë punën e tyre. Nëse jeni duke menduar të dilni jashtë, mos. Qëndroni larg metrosë. Qëndroni larg rrugëve”, paralajmëroi de Blasio.

 

Pamjet në mediat sociale treguan ujin që derdhej në stacionet e metrosë, shtëpitë e banorëve dhe përmbytën rrugët. Të paktën nëntë persona kanë vdekur. New Jersey gjithashtu shpalli një emergjencë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë