Subscribe

Partia Demokratike hodhi këtë të mërkurë sërish akuza kundër qeverisë në emër të banorëve të prekur nga tërmeti i nëntorit.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte pranë banorëve të Fushë-Milotit, për të cilët tha se janë lënë në mëshirë të fatit.

Ai takoi nga afër një nga qytetarët, Viktor Gjonin. Edhe ai ka të njëjtën ankesë si banorët e tjerë: Lekët e pakta të dhëna për rindërtimin.

 “Kanë ardhur inxhinierët e kanë klasifikuar DS3, dhe që atë ditë e deri më sot nuk ka pyetur kush as se jam gjallë, as se ha, as se pi, as ku flej, as se ku rri. Unë jam jashtë të gjitha kushteve. As nuk kam ku të lahem, as kam ku të gatuaj as kam ku të ashtu. Bie shi, në shtëpi të vjetër nuk rri dot se bie shiu brenda, gjatë ditës në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë, është temperaturë e lartë. Unë me 5 millionë lekë që kanë klasifikuar këtë banesë, unë me 5 millionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.”

Në dy ditët e fundit, eksponentë të PD u ndalën në Durrës dhe në Thumanë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *