Autoritetet kosovare kanë arrestuar dy shqiptarë në pikën kufitare të Vërmicës, pasi u kapën me afro 9 kilogramë kokainë.

 

Sipas policisë, pas dyshimeve, automjeti me targa shqiptare ka kaluar për kontroll me skaner. Imazhet treguan se në pjesën e pasme të mjetit ndodheshin 9 pako me lëndë narkotike të llojit kokainë.

 

Mediat kane ngritur dyshime se ngarkesa mund të lidhet me sekuestrimin e rreth 300 kg kokainë në Portin e Durrësit me 18 qershor. Kjo pasi në të dyja rastet pakot ishin me mbishkrimin “Dior”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *