Një palë këpucë për cdo grua të vrare nga bashkëshorti I vet.

 

Artistja Vahit Tuna ka gjetur vërtet një mënyrë të vecante për të dhënë një mesazh të fortë sensibilizues për fenomenin e dhunës në familje.

 

Shifra rekord në 2018 në Turqi në këtë drejtim teksa mbi 880 gra janë vrarë nga partnered e vet në mbarë vendin.

 

Vahit Tuna ka shfrytëzuar siperfaqen e jashtme të një pallati të përdorur për zyra pune në zemër të Stambollit për të ngjitur aty 440 palë taka femrash të larta. Një ide që e ka bazën në fakt tek një tradite e vjeter turke.

 

Kur dikush vdes, ato ia vendosin këpucët në hyrje të shtëpisë.

 

Në këtë rast artistja ka marrë shkas nga shifrat vërtet të larta të vdekjes së femrave bashkëshortore. Vetëm në muajin gusht të këtij viti 49 gra u vranë nga burrat e vet apo partnered. Me e keqja është se shifrat janë në rritje dhe duket se kjo ka ndikuar në idene e artistes për të dhënë një mesazh të forte kundër krimit në familje.

 

Takat e zeza dhe te larta janë simbol I sfides dhe I pavarësisë, do te qëndrojnë në murin e godines në Stamboll për 6 muaj me radhë në mënyrë që sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi të jetë më I fortë.

 

Në të gjithë botën dhuna ndaj grave është teper shqetësuese, mirëpo në Turqi specifikisht 38% e femrave nga 15 deri ne 59 vjec janë dhunuar të paktën një herë në jetën e tyre nga bashkëshortet ose partnered e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *