Subscribe

Kufizimet dhe izolimi i shkaktuar nga koronavirusi ka rritur numrin e te papuneve ne vendin tone. Qe nga fillimi i muajit e deri më tani 8700 qytetarë e kanë humbur vendin e  punës. Por duket se gushti ka sjelle nje permiresim te lehte te situates kryesisht  ne sektorin e turizmit.

“Nuk ka kthim te të njëjtëve persona në të njejtin sektor, sepse sektorët jane të ndryshëm. Ne faktikisht kemi punuar që te vlerësojmë se sa janë personat që kanë hyrë në tregun e punës si vlerë e shtuar. Unë thashë pak më herët, ne në gusht rezultojme me 3 mijë të punësuar më shume se në fillimin e pandemisë. Por nuk mund te shkojme dhe të krahasojmë ne cdo sektor sepse ka lëvizje të ndryshme nga njeri sektor tek tjetri”, tha ministrja e Financave, Anila Denaj.

Ministria e Financave ka njoftuar se po pergatitet një marrëveshje për njohjen e kontributeve të shtetasve kosovarë që vijnë dhe punojnë në vendin tonë por edhe anasjelltas.

“Varet nga numri i personave, varet nga buxhetet qe kërkohen, por të gjitha marrëdhëniet bilaterale i njohin pastaj vitet e punës, për atë kohë qe kanë punuar respektivisht në shtetin e Kosovës. Dhe kjo është benefiti i cdo levizje të lire të njerëzve, seps ende në qofte se vjen një punonjës nga Kosova e punon vetëm disa vite në Shqipëri, nuk është vetëm për një përfitim monetar për ato pesë vite, por është edhe për pensionin kur ai të arrijë moshën për kontribute”, u shpreh Denaj.

“Marrëveshje kjo që do të krijojë ne një mënyrë unifikimin e tregut të punës. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ekipet, sic u dakorduam do të avancojne tutje, ekipet profesionale të dy ministrive, dhe dua të besoj se në mbledhjen e dy qeverive kjo marrëveshje do të firmoset zyrtarisht. Do të krijojë nje realitet të ri të tregut të punës andej dhe këndej”, shtoi Skënder Raçica, ministër  i Punës dhe çështjeve sociale në Kosove.

Marrëveshje mes dy vendeve pritet të hyjë në fuqi në muajt në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *