Video · Vendi
83-vjetori i Kadaresë, Meta: Me fat që kemi një kolos të tillë të përmasave botërore
Presidenti Ilir Meta ka ururar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e 83 vjetorit të lindjes.
Në një postim në “Facebook”, Meta krahas urimeve, shprehet se kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore.
Reklamë
“Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes. Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme. Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!”
Më shumë video
Reklamë




