E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

83 deputetë socialistë në Kuvend, gazetarja: PS nuk do t’i duhet më opozita në projektligje

Gazetarja Enkeleda Mema tha në studion e Vizion Plus, në Quo Vadis, se ishte e pritshme që zgjedhjet e 11 majit t’i fitonte PS, por jo me 83 mandate.

Sipas saj, ky nuk është një lajm i mirë, teksa shton se ndryshimi në Kodin Zgjedhor do vetëm 84 mandate dhe Rama e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimet që dëshiron.

Reklamë

Gazetarja tha se lajmi i mirë është që në parlament do të kemi disa forca të reja.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Ishte i pritshëm ky rezultat?

Mema: Pritshmëritë ishin që PS do fitonte, thjesht nuk kishte pritshmëri për 83 mandate. Nuk është një lajm i mirë. Një skenë parlamenti e dominuar nga PS. Tashmë nuk do t’i duhen më kaq shumë opozita në projektligje. PS ka pasur gjithmonë një marrëveshje të heshtur me PSD e Tom Doshit. Tom Doshi i ka 3 mandate dhe 83 PS, 86 mandate. Ky në vetvete nuk është lajm i mirë. Por kemi disa forca të reja, të pakta në numër, por që të gjitha bashkë ndoshta sjellin një frymë të re. Forcat e reja kanë 4 vite në kohë të rriten, me shpresën e madhe që do të tregojnë parimet që kanë mbajtur në fushatë. PS është në kushtet më të mira. Dhe një nga kushtet më të mira është Kodi Zgjedhor. Kodi Zgjedhor është pak a shumë rezultati që sjellin partitë politike. 84 vota do Kodi Zgjedhor. Rama mund të bëjë një Kod Zgjedhor si të ketë ai dëshirë, ose mund të lërë këtë që ka, pasi me këtë Kod që ka, favorizohet partia në pushtet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë