E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

82 raste të reja këtë të martë, shifra më e lartë deri tani

Kjo e martë shënoi shifrën më të lartë të pacientëve pozitiv të zbuluar nga testimet e 24 orëve të fundit.

Konkretisht janë gjetur 82 raste të reja nga 364 teste që janë kryer. Shumica e rasteve ( 28) janë zbuluar në Tiranë ndërsa shifra të konsiderueshme me të infektuar janë evidentuar edhe në Shkodër (18), Krujë (10), Durrës (8) dhe Vlorë (7).

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë teksa 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Për momentin në Shqipëri janë 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Reklamë

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca  dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)

Testime totale                         21177

Raste pozitive                          1672

Raste të shëruara                      1064

Raste Aktive                            571

Humbje jete                              37

(Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           271

Shkodër         86

Krujë           72

Durrës            33

Kamëz            30

Vlorë                    28

Lushnje              12

Pukë                 11

Elbasan       8

Fier             6

Lezhë           3

Kukës                   2

Tropojë             2

Mallakastër        2

Korçë                     2

Berat           1

Ura Vajgurore   1

Gjirokastër  1

Më shumë video

Reklamë