Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve te reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit.

 

Sipas njoftimit të ministrisë janë kryer 1,224 testime ndërsa kanë rezultuar 81 qytetarë të infektuar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 102 qytetarë.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 81 qytetarë, në këto bashki:

33 në Tiranë, 8 në Sarandë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, Gramsh, 4 në Divajkë, 3 në Rroskovec, Dropull, 2 në Lezhë, Delvinë, 1 Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamëz, Dibër, Fier, Lushnje, Memaliaj, Devoll, Prrenjas.

Janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Mars 2022)

Raste të reja ditore 81

Të shëruar në 24 orë 102

Të shtruar në spitale 37

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1,224

Testime totale 1,764,032

Raste pozitive 272,885

Raste të shëruara 268,764

Raste Aktive 634

Humbje jete 3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 255

Fier 100

Vlorë 66

Shkodër 56

Kukës 47

Gjirokastër 29

Elbasan 28

Korçë 20

Lezhë 16

Berat 6

Dibër 6

Durrës 5 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *