Një 80 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes, pasi është përplasur nga Treni i linjës Vlorë-Fier në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës. Sipas policisë viktima Xhezmi Myrtaj, ne momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar mbi shinat e trenit.
Sipas informacioneve mësohet se 80-vjeçari nuk e ka dëgjuar borinë e trenit, çka ka bërë që ky i fundit ta godasë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident hekurudhor, ndërkohë që 80-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Fierit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *