E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“80 mijë USD për foto me Obamën”/ PD: Prokuroria të hetojë Ramën

 

Partia Demokratike i ka kerkuar prokurorise te nise hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, ne lidhje me nje pagesë prej 80 mijë dollarësh për foton me presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.

 

Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me 4 muaj burg William Argeros, personin i cili pagoi 80 mije dollare në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Obama.

Reklamë

 

Nje dite me pare ky lajm u publikua nga Zeri i Amerikes i cili citoi avokatin e Argeros qe deklaroi ne gjyq se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, Edi Rames, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

 

Sipas opozites pas publikimit te ketij lajmi organi i akuzes duhet të nisë procedimin penal per burimin e financimit prej 80 mijë USD, që sipas partise demokratike, Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar.

 

 

“Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë