Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se solidaritetit në këtë 8 mars shkon në veçanti ndaj nënave dhe motrave që humbën të afërmit e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla shkruan se të gjithë duhet të punojnë për një shoqëri që nuk ushtron dhunë ndaj gruas.
“Çdo grua meriton të festojë çdo ditë në një familje të lumtur dhe në një shoqëri të shëndetshme. Solidariteti në këtë 8 Mars shkon për ato nëna e motra të cilat humbën të afërmit e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit dhe me angazhimin se shumë shpejt të gjithë do të kenë shtëpitë e tyre. Gjithashtu së bashku duhet të punojmë shumë më tepër për një shoqëri të emancipuar, pa dhunë ndaj gruas. Me përulje për sakrificën tuaj, sot uroj çdo nënë e motër shqiptare: Gëzuar 8 Marsin!”





