Ujërat e detit Jon morën jetën e 12 refugjatëve, mes tyre 8 fëmijë pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin, u fundos. Rojet bregdetare të shtetit fqinj dekaruan se vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit në jug-perëndim të ishullit grek Paxos në Greqinë perëndimore. Deri më tani fatmirësisht janë shpëtuar 21 emigrantë ndërsa mendohet se në varkë gjendeshin 50 persona.

Ende nuk ka informacione të qarta mbi identitetin e viktimave dhe vendin e tyre të origjinës por kjo nuk është tragjedia e parë në ujërat e egjeut qëkurëse ka nisur kriza e refugjatëve.

Për më tepër, situata në kampet që gjenden në ishujt grekë është tejet shqetësuese pasi janë tejkaluar kapacitetet dhe kushtet e jetesës janë shumë të vështira. Para disa javësh autoritetet greke filluan të shpërndajnë refugjatët nga kampet e tejmbushura në Samos dhe Lesbos, në veriun grek.

Ligji i ri për azilin i cili u miratua së fundmi do të përshpejtojë procedurat, një kërkesë do duhej të trajtohej nga disa javë deri brenda gjashtë muajsh. Por shumë refugjatë presin ndërkohë dy vjet për trajtimin e kërkesës. Athina kërkon të forcojë ligjet dhe kontrollin por marrëveshja me Turqinë nuk po funksionon dhe presioni ndaj BE po rritet gjithnjë e më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *