31-vjetori I lëvizjes së studentëve; në këtë “8 dhjetor” për partinë demokratike, me shumë se përkujtimi I momentit kur u rrëzua regjimi komunist, u shndërrua në momentin kur u zyrtarizua çarja e PD.

 

 

Lulzim Basha

Kryetar i PD

“Gezuar 8 dhjetorin”

 

Aktiviteti për “8 dhjetorin” u mbajt në ambientet e Art-Turbinës dhe  është I pari që Lulzim Basha zhvillon jashtë selisë së partisë që prej 9 shtatorit kur pezulloi Sali Berishën, dhe në krahun e tij ishin rreshtuar vetëm deputetët që në këtë betejë mbështesin kuvendin e 18 dhjetorit.

Më shumë se për “8 dhjetorin”, mesazhet e Lulzim Bashës u drejtuan tek kundërshtari I tij më I forte; paraardhësi I tij Sali Berisha.  Basha deklaroi se rruga e Shqipërisë pas rënies së komunizmit ishte e vështirë, edhe për shkak të kultit të individit, një mbetje e diktaturës.

 

LULZIM BASHA

“Kultit të individit të cilit për fat të keq vazhdon, siç vazhdojnë shumë aspekte të mentalitetit komunist të dominojnë jetën publike, politike, padiskutim trashëgimtarin e Partisë Komuniste, Partinë Socialiste, kundërshtarin tonë historik, por vazhdojnë edhe brenda familjes tonë politike. Dhe ky nuk është momenti për të thirrur emrin e kryetarit, sepse në vetvete që kulti i individit bëri është që shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari.

 

Basha ka shfrytëzuar ngjarjet e viteve të para të pluralizimit, për  tu rikujtuar demokratëve se partia demokratike nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa mbështetjen e SHBA.

 

LULZIM BASHA

“Mos të harrojmë se u desh që në krahun të Partisë Demokratike në mënyrë unike për herë të parë dhe të fundit vinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mundnim komunizmin shqiptarë në marsin e 92-shit dhe të fillonim rrugën e ndryshimit.”

 

Nga ana tjetër Basha ka kërkuar edhe falje që nuk mundi të shkule mentalitetin komunist .

 

LULZIM BASHA

“Dhe e kërkoj sot faljen si kryetar i Partisë Demokratike në emër  të Partisë Demokratike, në emër të demokratëve shqiptarë për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tona, pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë dhe bashkë me këtë zotohem para jush dhe para çdo shqiptari që na ndjek në 8 dhjetor në këtë ditë të shenjtë, ditën e rinisë, ditën e lirisë se  Partia Demokratike është në këmbë, Partia Demokratike është e fortë, Partia Demokratike ka ditur dhe do të dijë të qëndroje në këmbë e fortë, e bashkuar sepse ne kemi një mision, lirinë demokracinë Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Mbrëmjen e “8 dhjetorit” nisi protesta e të rinjve në Qytetin Studenti, protestë e cila zgjati deri mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur në Shqipëri u pranua pluralizmi politik duke shënuar rrëzimin e diktaturës komuniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *