Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtaren e gjykatës së Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku. Gjatë seancës, ku vete Sollaku mungoi,  u vune ne dukje pasaktësi në deklarimin e pasurise dhe mungesa e burimeve financiare në nje vlerë prej 7 milionë lekësh.

 

Sipas raportit, bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku, kanë në pronësi 8 apartamente, disa garazhe, si dhe dy makina.

 

Gjyqtarja Sollaku mbrohej nga bashkëshorti i saj, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili në cilësinë e avokatit, kundërshtoi gjetjen e komisionit.

 

Ai tha se të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *