E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

79-vjetori i Çlirimit/ Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorët e Kombit, nostalgjikët e Enverit festojnë me parulla komuniste

Edhe këtë vit, nostalgjikët e periudhës komuniste dhe diktatorit Enver Hoxha, kanë zhvilluar homazhet e tyre tek Varrezat e Dëshmorëve, në Tiranë. Me simbole komuniste që lartësojnë regjimin dhe Enver Hoxhën, ata kanë kryer homazhe në nder të këtij të fundit.

 

Nga ana tjetër, krerë të shtetit zhvilluan paralelisht homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.

 

Reklamë

Kreu i Shtetit, Bajram Begajt, kryeministri, Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u shfaqën së bashku në homazhen e kryera.

 

Ndërkohë, opozita nuk iu është bashkuar socialistëve në këtë ceremoni.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë