E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

76-vjetori i Çlirimit/ Meta: Duhet një ndryshim i jashtëzakonshëm, të rinjtë të marrin në dorë fatet e tyre

Me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve.

 

Ai u shpreh për mediat se sot nderohen të gjithë ata djem e vajza që nuk pranuan pushtimin.

 

Reklamë

Më tej, kreu i shtetit bëri thirrje për të rinjtë që të sjellin ndryshimin që aq shumë kërkohet në Shqipëri.

 

“Të rinjtë e Shqipërisë kanë një detyrë shumë të madhe, por më të lehtë, vetëm se duhet të kenë më shumë vetëbesim, angazhim, me qëllim që të ndalin shpopullimin e Shqipërisë. Edhe të bëjnë të mundur që ata që kanë ikur të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin tonë. Mendoj se populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë që di të ngrihet mbi përçarjet dhe unë jam tepër optimist që shqiptarët e kanë të qartë që kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe duhet të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin”, tha Ilir Meta.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë