Subscribe

Kjo shkresë e dalë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike u është shpërndarë rreth 75 bizneseve, të cilat furnizohen me linjë prej 35 kilovolt.

 

Janari i vitit 2018 shënon liberalizimin e tregut të energjisë, çka do të thotë se këtë produkt kompanitë do të duhet ta sigurojnë vetë dhe jo ta marrin më nga OSHEE. Në shkresë bizneseve u kërkohet që të marrin masa për të lidhur kontratat me furnizuesit e rinj, që mund të jenë HEC-et apo kompani tregtare.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Energjisë, nuk do të ketë më shtyrje për këtë proces, i cili në fakt do të duhej të niste që në 2017.

 

75 bizneset që do të sigurojnë vetë energjisë janë përgjithësisht fabrika të mëdha. Por ky proces pritet të shoqërohet edhe me rrisqe. Në rast të një viti me lagështirë dhe prodhim të bollshëm energjie, situata mund të rezultojë pozitive për biznesin.

 

Por në të kundërt në rast të një vit të thatë kur çmimet e këtij produkti rriten ndjeshëm, biznesi është tërësisht i ekspozuar ndaj këtij risku, duke rënduar kostot dirkete në produktin apo shërbimin që ata ofrojnë. Aktualisht pavarësisht situatës hidrike, OSHEE e mban rriskun vetë.

 

Në muajin dhjetor Ministria e linjës ka sjellë në kuvend disa ndryshime që pritet t’i bëhen ligjit për energjinë elektrike, e cila në thelb parashikon hapjen e dritës jeshile për krijimin e bursës së energjisë. Sipas afateve ligjore, në 2018 Shqipëria do të ketë një bursë të tillë, por zbatimi i këtij objektivi mbetet për t’u parë nëse do të realizohet ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *