Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar hapjen e 74 vendeve të reja pune në struktutrën e saj.

 

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm I Kadastrës, Artan Lame u bëri apel të gjithë të rinjëve e të rejave që ta aplikojnë për të qenë pjesë e këtij institucioni, ndërsa bëri të ditur edhe pozicionet që kërkohen.

 

“Pra sot unë po lajmëroj hapien e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e AKSH me profesione: Inxhinier ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Gjeodezi; Topografi. Saktësoj, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë.”

 

Lame tha se hapja e garës ka si qëllim thithjen e profesionistëve të fushës me qëllim rishikimin hartografikë të të gjitha problematikave në rang vendi.

 

Ai bëri më tej apel që të mos ndërhyet nga politika apo persona të tjerë në punësime pasi kadastra shqiptare, sipas tij, ka nevojë për profesionistë dhe vetëm përmes tyre mund të zgjidhet çështja e pronave.

 

“Nga ana tjetër, ju lutem të gjithë miqve, të njohurve, të afërmve përfshirë gruan dhe prindërit e mij, kushërinjve, deputetëve e ish-deputetëve, ministrave e ish-ministrave, të majtë e të djathtë e të qendrës, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti shqiptar, kadastra shqiptare dhe unë duam profesionistë, jo miq. Në Kadastër ka me qindra profesionistë kokëulur, ka me dhjetra shefa e drejtorë që janë bërë të tillë pa futur mik, por thjesht me forcat, krahët dhe mendjen e tyre.”

 

Lame nuk I kurseu as akuzat në drejtim të punonjësve aktualë të këtij institucioni, që sipas tij, kanë lënë pasoja të trishta në këtë institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *