E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

73-vjetori i NATO-s/ Xhaçka: Krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës

Ministrja Olta Xhacka i kushtoi nje postim ne twitter 73-vjetorit te themelimit te NATO-s.

 

 

Sot, njësoj si 73 vjet me parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike. NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë.

Reklamë

 

Xhacka shkruan se Shqiperia eshte anëtare e besueshme e Aleancës

 

Krenarë që Shqipëria ???????? është anëtare e NATO-s. Por mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale.
#NeJemiNATO????????

Vazhdo të lexosh

Reklamë