Subscribe

Lulzim Basha u ndal në seancën plenare edhe te eurobondi prej 700 milionë eurosh. Sipas kryedemokratit, mazhoranca po merr borxh për të larë borxhin.

 

“Sot, vini me një tjetër Eurobond prej 700 milionë eurosh, dhe ofendoni edhe inteligjencën e qytetarëve, duke i rënë gjoksit se jeni të aftë të merrni borxh, për të fshehur pas kësaj krenarie idiote, dështimin e modelit tuaj ekonomik. Sepse po merrni borxh për të larë borxhin. Prandaj edhe kur thoni që Eurobondi merret ‘për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore’, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite, e sidomos me zgjedhjet e fundit, ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia-shtet bëri në kurriz të demokracisë, punësuat edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik, vetëm si qokë elektorale, që sot u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro. Juve ju duken pak, por më besoni, në duart e konsumatorëve shqiptarë janë shumë.”

 

Basha pohoi gjithashtu se ka propozuar një projektligj për uljen e TVSH për mallrat e shportës, për të cilib kërkoi të miratohet urgjentisht, pasi shqiptarët po përballen me një varfëri ekstreme dhe rritje të gjithanshme të çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *