Komisioni Europian ka miratuar një paketë financiare prej 70 milionë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Ajo do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë për mbulimin e kostos së vaksinave për grupet me përparësi në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit.

 

Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga marrëveshjet e avancuara të blerjeve të BE-së me gjashtë prodhues, me shtetet anëtare individuale të unionit që do të ndajnë një pjesë të dozave të tyre të paracaktuara.

 

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várheli u shpreh se vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar për përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *