E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

70 foto nga protesta/ Basha: Largojmë Ramën, burg hajdutëve të votave

Lulzim Basha ka postuar një mesazh në profilin e tij në facebook të cilin e ka shoqëruar e 70 foto nga protesta e të premtes në mbrëmje para kryeministrisë.

Basha përsërit se kriza politike do të zgjidhet vetem mbi parime dhe jo me pazare ndërsa këmbëngul se 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës.

Largimi I organizatës kriminale të Rilindjes sipas tij, është vetëm fillimi I misionit për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Reklamë

 

Oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen.

Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standarteve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi.

Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë.

Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë