Vendi
7 viktima nga koronavirusi sot në vend, bie ndjeshëm numri i infektimeve

Edhe kjo e hënë ka regjistruar një numër të lartë viktimash nga COVID-19 në vendin tonë.
7 qytetarë të moshave 52-79 vjeç nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, ndërsa afro 2600 testime konfirmuan dhe 194 raste të reja.
Reklamë
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetet me numrin më të lartë të infektimeve vijojnë të jenë Tirana, Fieri, Gjirokastra, Durrësi dhe Shkodra.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




