E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

7 të vrarë nga lufta e bandave në Shkodër, Voltana Ademi: Qeveria të ndërhyjë

Voltana Ademi i bën thirrje qeverisë të marrë situatën në kontroll në Shkodër pasi qytetarët janë të terrorizuar nga ngjarjet kriminale. Në një reagim për mediat pas vrasjes se vëllezërve Bilali, kryetarja e bashkisë tha se qytetarët e Shkodrës janë lënë në mëshirë të fatit.

 

Në 9 muajt e fundit në Shkodër kanë ndodhur një seri atentatesh mafioze me disa viktima.

 

Reklamë

Saga e vrasjeve nisi me ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëshortes së tij korrikun e kaluar.

 

Një muaj më vonë në gusht, u ekzekutua duke pirë kafe edhe Fatbardh Lici, anëtar i një tjetër familjeje të njohur në Shkodër për influencën dhe konfliktet me familjen Bajri. Saga e vrasjeve mafioze vijoi me Arjan Ferracakun, biznesmenin që u ekzekutua në shoqëinë e Astmer Bilalit, tashmë në burg pas operacionit “OAZ” për goditjen e grupit kriminal Bajri.

Në listën e ngjarjeve të rënda të pazbardhura gjatë 9 muajve të fundit janë edhe vrasja e pronarit të një servisi makinash Mehdi Kavaja dhe ekzekutimi i tregtarit të peshkut Fatos Ferracaku.

 

Në të gjitha ngjarjet e pazbardhura autorët kanë djegur dhe braktisur më pas motorin ose makinën me të cilën kryejnë atentatet ndërsa përveç të dyshuarve blutë e Shkodrës nuk kanë arritur të dokumentojnë dhe çojnë para drejtësisë ekzekutor.

 

 

Më shumë video

Reklamë