E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

7 plumba drejt afro-amerikanit/ Protesta të dhunshme në SHBA (VIDEO)

Mijëra njerëz kanë protestuar dhunshëm në ditën në SHBA, pasi një afro-amerikan i paarmatosur u qëllua me 7 plumba nga policia.

Protestesit e zemëruar i kanë vënë zjarrin makinave ndërsa kanë dëmtuar edhe shumë biznese në shtetin e Wisconsin.

Policia ka përdorur gazin lotësjellës ndaj qindra protestuesve. Guvernatori ka urdhëruar gardën kombëtare t’i japë fund trazirave, por duket se turmat e zemëruara nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe kanë paralajmëruar protesta të tjera kundër dhunës së policisë.

Protesta u zhvilluan edhe në Në Nju Jork, Manhattan, Uashington dhe Minneapolis. Tubimet masive vijnë pasi një officer policie qëlloi me 7 plumba afro-amerikanit Jacob Blake I cili tashme eshte ne gjendje kritike.

Reklamë

Dëshmitarët thanë se ai ishte përpjekur të ndalonte 2 gra të cilat po debatonin. Por pas mbërritjes së oficereve ai u përpoq të largohej. Kur iu afrua makinës së tij, policia i kerkpoi kërkuar Blake të ndalont por ai nuk iu bind urdhërit. Në keto momente, një nga ofirerët e policisë e qëlloi atë me arme. Në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe 3 fëmijët e afro-amerikanit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë