Zbardhen detaje nga vrasja e vajzës 5 vjecare në Itali nga nëna e vet.

 

E ëma, Martina Pati ka rrëfyer detaje rrëqethëse nga vrasja e së bijës pas marrjes në pyetje.

 

“Kur godita Elenën kisha një forcë që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Nuk e mbaj mend reagimin e vogëlushes teksa e godita, ndoshta ajo ishte ende e qetë, por unë e kam shumë të turbullt kujtesën. Mbaj mend vetëm që kam qarë shumë”, mësohet të ketë thënë ajo.

 

Ajo e goditi vogëlushen 7 herë me thikë në qafë dhe në shpinë dhe më pas në mënyrën më makabre e futi në qese të zeza dhe e varrosi në një tokë afër shtëpisë për të fshehur gjithçka.

 

“Shkuam në shtëpi, Elena donte të hante puding, pastaj të shikonte filma vizatimorë nga telefoni im. Ndërkohë isha duke hekurosur. Në mbrëmje dolëm të shkonim në shtëpinë e mamasë sime. Nuk mbaj mend nëse kam sjellë ndonjë send nga shtëpia me vete. Ishte ora rreth 14:30, shkuam në fushën që u tregova karabinierëve.”

 

Dhe më pas shton: “Ishte hera e parë që e çova fëmijën në atë fushë… E kam imazhin e thikës, por nuk e mbaj mend ku e kam marrë. Thjesht mbaj mend që kam qarë shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *