E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

66 vjeçari plagos veten me armë zjarri/ Policia e arreston bashkë me dy familjarët e tjerë

Një 66 vjeçar me iniciale N.Xh në Tiranë ka plagosur me armë zjarri veten.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit në banesë, policia i ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit me të cilin kreu krimin, të cilën 66 vjeçari e mbante pa leje.

 

Policia ka vënë në pranga 66 vjeçarin dhe bashkë me të edhe dy familjarë të tij për moskallëzim krimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Shtetasi H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

 

Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën shtetasi H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa shtetasit N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë