Kronikë
65-vjeçari mbërrin i pajetë në spitalin e Gjirokastrës, vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një 65-vjeçar nga Gjirokastra është dërguar në spitalin e qytetit pa shenja jete.
Dyshohet se shtetasi F.K., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka konsumuar ilaçe para se të ndërronte jetë.
Reklamë
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




