E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

642 familje pa energji elektrike në Devollin e Sipërm, OSHEE në terren

642 familje në zonën e Devollit të Sipërm kanë mbetur pa energji elektrike, bën me dije Prefektura e Korçës.

Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE-së, shkak i ndërprerjes është funksionimi i pjesshëm i Fiderit 5 të Nënstacionit Bilisht.

Si pasojë, abonentët ruralë në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Çetë, Sinicë dhe Arzë janë aktualisht pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën, me qëllim identifikimin dhe riparimin e defekteve të evidentuara, si dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me energji për konsumatorët e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

Vazhdo të lexosh