673 milionë lekë është shuma e dhënë nga qeveria vetëm për fazën e parë të implementimit të teknologjisë, identifikimin biometrik të zgjedhësve e projektin pilot të votimit e numërimit elektronik.

 

Shuma e parashikuar në rialokimin e buxhetit për vitin 2021 u bë përmes një akti normativ, që fillimisht do të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, për t’u votuar më pas në seancën më të afërt parlamentare.

 

KQZ i ka kërkuar qeverisë një shumë prej më shumë se 3 miliardë lekësh për të mundësuar futjen e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *