Policia e Shtetit ka sekuestruar llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës.

 

 

Sipas policisë pas operacionit “Last Snoë” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale ka bërë sekuestrimin e llogarive bankare në emër të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

 

 

Bëhet e ditur se janë sekuestruar rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

 

Ndërkohë policia po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *