E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Video · Kronikë

60 vjeçari u vra me shkop bejsbolli, autori e viktima ishin krushqi

Një konflikt për çështje pronësie i mori jetën një 60-vjeçari në Vlorë këtë të mërkurë.

Viktima është Bujar Mehmeti. Ai u qëllua disa herë në kokë me shkop bejsbolli nga fqinji i tij, 25-vjeçari, Jurgen Lelaj. Si pasojë e godtitjeve të marra, 60-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.  

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti në lagjen “11 janari”, të qytetit bregdetar.

Dy familjet, të cilat ishin dhe krushqi me njëra-tjetrën, gjatë kohëve të fundit kishin probleme për disa prona në fshatin Gorisht. Por gjakrat mes tyre ishin acaruar akoma më shumë pas instalimit të disa kamerave të sigurise.

Viktima dhe autori i dyshuar, akuzonin shpesh njëri-tjetrin për cenim privatësie, ç’ka dyshohet se solli dhe përleshjen fizike mes tyre. 

Ndërkohë policia, shpalli në kërkim të riun dhe po punon për kapjen e tij.

Më shumë video