Subscribe

Pas më shumë se katër orë diskutimesh ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku është diskutuar kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema, e cila ka qenë prezente gjatë gjithë kohës së diskutimeve informon se të gjashtë anëtarët e pranishëm 5 nga ana e mazhorancës dhe deputeti i PD, Enkeled Alibeaj, kanë votuar pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Seanca plenare ku do të votohet për heqjen e imunitetit të Sali Berishës do të mbahet ditën e enjte në 21 dhjetor.

Pas votimit, do të jetë GJKKO e cila pritet të ndryshojë masën e dhënë ndaj zotit Berisha me kërkesë të SPAK, ku kërkohet masa arrest me burg ose arrest shtëpie.

Kjo kërkesë e SPAK erdhi pas ish-kryeminsitri Sali Berisha nuk iu bind urdhërit të GJKKO për t’u paraqitur të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerit të Policisë Gjyqësore.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën për ish-Klubin Partizani.

Sali Berishës ju ndalua e drejta për të dalë jashtë Shqipërisë më 21 Tetor, të njëjtën natë kur edhe u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *