Subscribe

Pas 4 orësh diskutime, ku në fillim të mledhjes ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e ish-kryeminsitrit Berisha, Këshilli i Mandateve ka votuar pro heqjes së imuniteti.

Deputetët e mazhorancës të pranishëm në mbledhje dhe ai i opozitës, Enkeled Alibeaj, ishin të një mendimi se heqja e imunitetit të zotit Berisha i hap rrugë drejtësisë së re.

Lexo edhe :

Related Posts

Ishte deputeti i PD, Enkeled Alibeaj i cili tha se duke i hequr imunitetin zotit Berisha vendoset një tjetër standard në politikë dhe drejtësi, pasi nga sot SPAK mund të nisë hetime edhe për të paprekshmit dhe të kërkojë edhe heqjen e imunitetit të tyre.

Siapas Alibeaj hejqja e imunitetit nga ana e Kuvendit, nuk do të thotë shpallje vendikmi fajtor ose jo ndaj deputetit Berisha.

“Në qoftë se sot diskutohet për imunitetin e deputetit Berisha, dikush tjetër është që interesohet me shumë vëmendje, është ai që rri te godina përballë, Edi Rama. Ndaj ky është standardi që do të vendosim ne sot. Ajo që unë do të bëj sot është qendrimi më i mirë duke vendosur edhe SPAK-un që të mbajë të njëjtin standard, dhe të kërkojë me të njëjtat standardet edhe heqje të imunitetit. Ky është qendrimi im. Ne mund të jemi deputetë me eksperienca nga më të ndryshmet, por nuk duhet të harrojmë diçka, çfarë kërkojnë shqiptarët sot? Jo shqiptarët e vendosur majtas e djathtas, por shqiptarët në masë të madhe duan pikërisht këtë gjë, një politikë e cila të mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta”, tha Alibeaj.

Në të njëjtën linjë ishin dhe deputetët e PS duke theksuar se të gjithë janë të barabartë para drejtësisë dhe se askush nuk duhet të jetë ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *