Kulturë
6 vite pa kolosin e letrave shqipe/ Veliaj: Këtë vit gati Muzeu “Dritëro Agolli”

Sot shënohet 6 -vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.
Reklamë
Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se për nder të kolosit të letrave shqipe, këtë vit Tiranës i shtohet dhe Muzeu “Dritëro Agolli”. “DRITËROI i paharruar!
6 vite pa kolosin e letrave shqipe, Dritëro Agollin!
Shkrimtar, gazetar, politikan e publicist, i cili ka lënë një trashëgimi të madhe letrare për vendin.
I lumtur që këtë vit i shtojmë Tiranës Muzeun “Dritero Agolli”, si një kujtesë dhe trashëgimi e indentitetit të qytetit”, nënvizon Veliaj.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




