E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Kronikë

6 humbje jete sot nga COVID

6 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 317 raste të reja me COVID, nga 3024 testime të kryera.

 

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç.

 

Reklamë

Ndërkohë, janë shëruar 529 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20608

Fier      2541

Durrës  1205

Gjirokastër  1205

Shkodër  1021

Vlorë     707

Korçë   719

Kukës    344

Dibër    338

Elbasan  254

Lezhë     102

Berat    39

Vazhdo të lexosh

Reklamë