E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

6 humbje jete nga COVID/ Ja sa të infektuar janë shënuar sot

Gjashtë qytetarë humbën jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 942 raste të reja nga 5723 testime të realizuara.

 

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me viusin ishin nga Gjirokastra, Durrësi, Puka, Tirana dhe Fieri, nga 55 deri në 81 vjeç.

 

Reklamë

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë raportuar 12,848 pacientë aktivë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5401

Shkodër          1440

Durrës             1147

Fier                  1153

Vlorë               801

Lezhë              691

Elbasan           646

Berat               513

Korçë               286

Kukës              283

Gjirokastër      259

Dibër                228

Vazhdo të lexosh

Reklamë