Lëkura jonë duhet të  prodhojë një sasi të caktuar vaji për të qëndruar e hidratuar dhe për të krijuar një barrierë të hollë midis flokut dhe kushteve të mjedisit. Por, sebumi i tepërt mund të shkaktojë shumë shqetësime, duke filluar nga mungesa e volumit të flokëve, deri te skalpi i irrituar apo zbokthi.

 

Dhe nëse arrini të identifikoni problemet e vërteta që shkaktojnë yndyrën, mundet edhe ta parandaloni.

 

Mos e lidhni flokun shumë ngushtë

 

Kapja e flokëve bisht mund të duket si një mënyrë e mirë për të fshehur yndyrën e tepërt, por në fakt është e kundërta. Flokët mund të duken të rregullt, por ky model bën të mundur që yndyra të grumbullohet në të gjithë skalpin e kokës. Po ashtu edhe përdorimi i produkteve të tjera që mund të përdoren për stilim, por që rëndojnë mbi flok, shtojnë yndyrën.

 

Shpëlajeni flokun me ujë të ftohtë

 

Uji i nxehtë është i shkëlqyeshëm për të hapur poret dhe për të hequr papastërtitë. Por, gjithashtu është edhe i dëmshëm. Uji i nxehtë e than shumë skalpin, duke shkaktuar në këtë mënyrë zbokth dhe duke prodhuar shpejt yndyrën.

 

Zgjidhni me kujdes shampon

 

Ekspertët këshillojnë që të bëni kujdes me produktet që etiketohen si “intensive”, sepse mund t’i mbipeshojnë flokët duke i bërë ato të sheshta dhe pa volum.

 

Mos i krihni dhe prekni flokët shumë shpesh

 

Kur prekni flokët gjithmonë transferoni vajra dhe baktere nga duart, duke përfunduar që t’i bëjnë ato më të yndyrshëm. Edhe krehja e shpeshtë po ashtu bën që vajrat të përhapen në të gjithë gjatësinë e flokut.

 

Mos u stresoni

 

Stresi bën që trupi të prodhojë më shumë kortizol. Ky hormon nxit lëkurën të prodhojë më shumë sebum, e si rezultat në flokë do të ketë yndyrë të shtuar. Ndaj përpiquni të menaxhoni stresin gjatë ditës.

 

Mos i lani flokët shpesh

 

Ndoshta duket absurde, por sa më shumë t’i lani flokët aq më të yndyrshëm bëhen. Kur i lajmë flokët shpesh, prishim ekuilibrin e pH të shëndetshëm dhe si pasojë flokët do të yndyrosen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *