Subscribe

Sot, brenda Partisë Demokratikë ka marrë jetë një lëvizje e re; një grup figurash të PD janë bashkuar për të krijuar brenda Partisë më të madhe të opozitës një hapësirë lirie.

 

Kjo lëvizje është konceptuar si një forum, i cili ka mbledhur ish-anëtarë të kryesisë si Fatbardh Kadilli e Eno Bozdo, anëtare aktuale të kryesisë si Ivi Kaso që mban postin e sekretarit për çështjet zgjedhore apo edhe ish-numri dy i PD,  Arben Ristani.

 

Qëllimi i këtij forumi është për ta bërë Partinë Demokratike më të madhe se kryetari i saj; duke u pozicionuar kundër Lulzim Bashës, por edhe kundër Sali Berishës.

 

“Grindja e brendshme, kriza e rëndë politike, përplasja mes dy kryetarëve po shpenzon energji, po bjerr moralin tonë politik dhe ka nxjerrë jashtë misionit të saj opozitar PD. Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton.”

 

Shumica e anëtarëve të kësaj lëvizjeje janë lënë jashtë forumeve drejtuese nga Basha në zgjedhjet që u zhvilluan pak javë më parë dhe i vetmi që ende është anëtar kryesie është Ivi Kaso, i cili ka shpjeguar se pas 8 vitesh në opozite, PD duhet të ndryshojë.

 

IVI KASO

SEKRETAR PER ÇËSHTJET LIGJORE

 

“Vlerësoj inisiativën si një ndërmarrje të guximshme, në fakt ndërrmarjet opozitare gjithnjë të tilla janë të guximshme. Aq më tepër që jetojmë, punojmë, zhvillojmë aktivitet politik në një vend në të cilin hapësirat e lirisë vijnë duke u ngushtuar cdo ditë dhe rrjedhimisht edhe guximi për tu përballur me pushtetin vjen duke u bjerrur çdo ditë.”  

 

Kete levizje e ka mbeshtetur edhe Artan Hoxha, i cili dikur ka qene anetar i PD.

 

ARTAN HOXHA

“Kjo opozitë nuk mund të jetë më në formatin e vjetër, një parti e kryetarit.”

 

Mandati i tretë i Lulzim Bashës në opozite nuk duket aspak i thjeshte; ne keto muaj te pare kunder tij ka dale Sali Berisha, i cili ka mbledhur rreth vetes deputete e anetare te strukturave drejtuese; por kunder Lulzim Bashes jane edhe nje pjese e demokrateve qe duan ndryshimin e menyres si po drejtohet opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *