E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

59-vjeçari u rrëzua nga lartësia teksa po punonte dhe ndërroi jetë/ Arrestohet inxhinieri në Tiranë

Inxhinieri A.Z, 60 vjeç, i një firme ndërtimi në Tiranë është arrestuar nga policia ditën e sotme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Arrestimi i tij erdhi pasi një ditë më parë, humbi jetën 59-vjeçari K.K., teksa po punonte.

 

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç.’- njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë